Leter nga Presidenti

Te nderuar kolege, anetare dhe miq te Shoqates Rrjeti Shqiptar i Frakturave nga Fraxhiliteti.

Ne emer te Shoqates sone dhe te keshillit drejtues, ju pershendesim dhe ju mirepresim ne websidin e kesaj Shoqate me emer shkurt FFN Al. Kjo Shoqate e formuar ne vitin 2021 nga mjeke te specialiteteve te ndryshme dhe si Organizate Jo Fitimprurese (OJF), funksionon ne bashkepunim me Rrjetit Global te Frakturave nga Fraxhiliteti (Fragility Fracture Network Global-https://www.fragilityfracturenetwork.org

Qellimi I Shoqates sone eshte rritja e kujdesit ne te gjitha hallkat e parandalimit dhe trajtimit te frakturave nga fraxhiliteti, sidomos te te moshuarit dhe jo vetem. Me target primar kujdesin ndaj pacientit, kjo metodike e bazuar ne nje sjellje bashkepunimi multidisiplinar dhe mjekesise te bazuar ne evidenca, do te coje ne nje nivel tjeter cilesine e sherbimit.

Bazuar ne kolonat e filozofise se FFN Global, shoqata jone eshte e gatshme te bashkepunoje per te permiresuar perqasjen dhe kujdesin ndaj pacienteve ne drejtimet si me poshte:

  • permiresimi i kujdesit perreth episodit akut te frakturave nga fraxhiliteti,
  • rehabilitimi bashkekohor i pacienteve menjehere mbas trajtimit te fraktutrave,
  • parandalimi sekondar i tyre.

Po punohet qe kjo filozofi te implementohet ne praktiken e perditshme nepermjet:

  • trajnimeve te stafeve mjekesore,
  • kerkimeve dhe publikimeve mjekesore.
  • bashkepunimit me oragnizmat perkates duke filluar nga Ministria e Shendetesise e deri te gjitha shoqatat qe perfshihen ne kete filozofi pune.

Trajtimi adekuat i ketyre frakturave ka per qellim jo vetem permiresimin e cilesise se jetes se pacienteve tane por edhe uljen e kostove te trajtimit duke patur ne kete menyre nje impakt pozitiv ne shoqerine tone.

 

Me respekt,
Artan Bano MD
Kirurg Ortoped
Spitali Universitar i Traumes
President i Shoqates FFN Al

Rregjistrohu per te marre lajmet e fundit nga FFN Albania

Rregjistrohu